Sputnik lëshon alarmin: serbët po mbathin këpucë “Made in Kosova”

Mos i humb

Portali i Kremlinit Sputnik ka publikuar një shkrim në ballinën e saj, ku ngre shqetësimin e saj se “mallrat e një shteti të panjohur po shiten në mes të Beogradit”.

Nusret Gashi, pronar i kompanisë që prodhon këpucë “Geris” në Ferizaj, lidhur me shitjen e këpucëve të tij në qendër të Beogradit, thotë se nuk ka pasur kurrë ndonjë problem.

“Ne nuk po shkruajmë asgjë përveç emrit “Geris”, nëse tashmë është një problem për vulën e Kosovës. Megjithatë, në dokumentet që paraqesim në doganë, ata mbajnë vulën e Republikës së Kosovës. Deri më tani askush nuk e ka bërë problem për ne”, tha Gashi për mediat serbe.

“Nuk mund të themi se ne i prodhojmë këpucët në Kinë, kur realisht i bëjmë në Kosovë. Ndaj gjithmonë shkruajmë ‘Made in Kosova’ dhe unë nuk e di çfarë të shkruajmë tjetër”, shton tregtari.

Sputnik shkon më tej në ironinë e tij, kur shkruan se “Gratë, burrat dhe fëmijët serbë mbajnë veshur këpucë që po shiten në pothuajse të gjithë Serbinë”.

Madje sipas medias ruse, këtë nuk e ka vënë re asnjë nga tregtarët që i marrin për t’i shitur këpucët në dyqanet e tyre.

“Nuk përbën një dështim, sepse mallrat nga Kosova mund të hyjnë në Serbi, pasi ka marrëveshje për këtë, por nuk duhet të ketë etiketë ‘Madje in Kosova’, por ‘HK’, ç’ka përbën kodin doganor të Kosovës”, tha ministri i Tregtisë së Serbisë, Rasim Ljajiç.

Deri pak vite më parë, tregtari i këpucëve nga Kosova e sillte mallin tek kompania “Mikos” nga Çaçaku, por tani ata nuk punojnë më me ta.

Vitin e kaluar, kompania “Geris” në Ferizaj, hapi zyrën e saj në Beograd, ku ata kanë një depo të vogël dhe të gjitha mallrat janë shpërndarë më pas në të gjithë Serbinë.

Sipas Dhomës Serbe të Tregtisë, tregtia totale e mallrave me Kosovën për gjashtë muajt e parë të vitit 2018 arriti në 231.9 milionë euro, që është 10.3 për qind më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit