STC ka filluar një aventurë që mund të ketë pasoja të rënda për Jemenin

Mos i humb

Ministri Al-Hadhrami në një bisedë telefonike me Sekretaren e Përgjithshme të Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të BE-së, Helga Schmid, tha se separatistët e STC-së të mbështetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) nuk ka vizion dhe është e lidhur me fuqitë e huaja, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve të Jemenit Saba.

Ai tha se STC ka filluar një “aventurë të panjohur” që mund të ketë pasoja të rënda për Jemenin.

“Nëse STC vazhdon këtë aventurë, problemet në vend do të rriten edhe më shumë”, tha ai.

Javën e kaluar, STC shpalli vetëqeverisje dhe gjendje të jashtëzakonshme në kryeqytetin e përkohshëm Aden dhe provincat jugore.

Qeveria jemenase dhe pesë provincat – Hadhramaut, Shabwa, Al-Mahra, Abyan dhe administrata e Socotra-s kanë kundërshtuar veprimin e STC-së, e cila ka shkaktuar kritika të gjera ndërkombëtare.

Jemeni është shkatërruar nga konflikti i cili u përshkallëzua në mars të vitit 2015 pasi rebelët Huthi të mbështetur nga Irani morën kryeqytetin Sanaa dhe detyruan presidentin Abdrabbuh Mansour Hadi të ikte nga vendi.

Sipas OKB-së, konflikti mbi 5 vjeçar ka lënë mijëra civilë të vdekur dhe 3.65 milionë të zhvendosur brenda vendit.

Ndikimi në infrastrukturën e vendit ka qenë shkatërruese, ku dëmtime të rënda kanë pësuar rrugë të shumta tokësore dhe aeroporte.

Gati gjysma e mbi 30 milionë banorëve të Jemenit kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme për të ruajtur ose shpëtuar jetën e tyre.

Programi Botëror i Ushqimit thotë se pavarësisht ndihmës së vazhdueshme humanitare, të paktën 15.9 milionë njerëz zgjohen të uritur çdo ditë.

Vlerësohet se në mungesë të ndihmës ushqimore, ky numër do të shkonte në 20 milionë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit