Stoltenberg i shqetësuar për ndikimin rus

Mos i humb

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka nisur nga Sarajeva turi e tij ballkanik disa ditor. Në konferencën për shtyp në krah të kryetares së Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Borjana Kristo, Stoltenberg tha se ishte i shqetësuar për retorikën përçarëse dhe ndarjes së federatës, si dhe ndikimin e Rusisë jo vetëm në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në rajon.

Kristo tha se bashkëpunimi me NATO-n i ndihmon autoritetet e Bosnjë Hercegovinës që t’i përgjigjen të gjitha sfidave, përfshirë terrorizmin.

Stoltenberg është takuar edhe me përfaqësuesin e lartë në Bosnje dhe Hercegovinë, Christian Schmidt ndërsa pasdite do të zhvillojë takime në Prishtinë me autoritetet kosovare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit