Stoltenberg: Ia kam bërë të qartë Haradinajt që FSK-ja nuk mund të shkojë në veri

Mos i humb

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i është përgjigjur kryeministrit Haradinaj për angazhimin e FSK-së në veri të vendit.

“Ka një marrëveshje të Brukselit, të vitit 2013 që e thotë qartë se FSK-ja nuk mund të shkojë në veri të Kosovës, pa pajtimin e Komandanti të KFOR-it. Këtë ia kam bërë të qartë në bisedat e mia zotit Haradinajt, dhe pres që kjo të respektohet”, ka thënë Stoltenberg, i pyetur nga KTV-ja.

Ai ka përsëritur se Kosova do të jete një nga diskutimet e ditës së parë të Samitit të Ministrave të Mbrojtjes në Bruksel.

Stoltenberg ka thënë se do të vlerëohet niveli i angazhimit me FSK-në për shkak se aleatet konsiderojnë se nuk ka qenë koha e duhur për votimin e ushtrisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit