“Stop!”, lezhjanit i hipën gjaku në kokë pas thirrjes për të ndaluar, pas parakalimit të gabuar dhunon policin

Mos i humb

Një 42-vjeçar ra në pranga, pasi kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë Rrugore. Burime zyrtare bënë me dije se arrestuan në flagrancë shtetasin me inicialet E.V., banues në Manati te Lezhës.

Në aksin rrugor Lezhë-Mabë, shërbimet e Policisë Rrugore, i kanë dhënë shenjë ndalimi për arsye se kishte kryer parakalim të gabuar dhe në momentin që punonjësit e Policisë Rrugore po i komunikonin shkeljen dhe do ti vendosnin masë administrative, ky shtetas ka dalë nga makina dhe ka dhunuar fizikisht punonjësen e Policisë.

Pas ndërhyrjes së menjëhershme të kolegut dhe të shërbimeve që shkuan në ndihmë të tyre 42-vjeçari është prangosur dhe shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë ku në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit