Struktura demografike në Afrin nën garancinë e TSK-së dhe ULS-së

Mos i humb

 

 

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS), është duke lejuar vetëm hyrjen dhe daljen e banorëve të Afrinit në këtë qytet, ndryshe nga propagandat njollosëse se banorëve të vendit nuk është duke u lejuar hyrja në qytet.

Në disa raportime ndërkombëtare u plasuan lajme paragjykuese se popullata e Afrinit është penguar të kthehet mbrapa nga TSK dhe ULS dhe është keqtrajtuar, dhe se prej personave që u është lejuar hyrja merren të holla.

Së fundmi, Observatori i të Drejtave të Njeriut në Siri (SOHR) me qendër në Londër në një raport më 9 prill pretendoi se civilët mund të hyjnë vetëm pasi të kenë dhënë dhjetra mijëra lira siriane dhe se atyre në të shumtën e rasteve u ofrohet ujë i ndotur dhe kanë vështirësi të sigurojnë produkte ushqimore dhe mjekësore. SOHR po ashtu ka pretenduar se ULS djeg dhe uzurpon shtëpitë dhe vret civilët.

Ndërkohë, në xhirimet që AA ka realizuar në pikat e daljes së qytetit, TSK dhe ULS vetëm skanojnë civilët që duan të kthehen në Afrin në pikat e kontrollit dhe përpiqen të parandalojnë hyrjen e terroristëve në rajon.

Personat e dyshimtë dorëzohen nga ana e popullatës lokale te njësitë e TSK-së dhe ULS-së.

Forcat turke ndajë për banorët lokalë rreth 15 mijë copë bukë në ditë dhe ujë të pastër.

Agjencia turke për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) dhe Gjysmëhëna e Kuqe turke kanë arritur në çdo, ndërsa ushtarët turq detektojnë dhe neutralizojnë dhjetra mina çdo ditë.

Duke folur për AA, civilët shpjeguan masat e sigurisë.

Muhamed Mustafa, banor i qendrës së qytetit të Afrinit, zonës urbane të rajonit me të njëjtin emër, tha se që prej tre ditësh hyn dhe del nga Afrini duke kaluar në pikat e kontrollit.

“Vëllai im ndërroi jetë në Xhinderes. Shtëpia e tij është në Afrin. Ka tre ditë që unë dal dhe hyj në Afrin. Pikat e kontrollit të ushtrisë turke dhe ULS-së gjenden për të parandaluar hyrjen e automjeteve të ngarkuara me bomba, djegien dhe plaçkitjen”, tha Mustafa.

Ndërkaq, Muhamed Sulejman, banor nga Xhinderesi, qytezë në rajonin e Afrinit, tha se sot ka hyrë në Afrin pa hasur në probleme.

“Civilët shkojnë në shtëpitë dhe fshatrat e tyre pa u dëmtuar. Ushtarët turq dhe ULS na presin duke na uruar mirëseardhje”, u shpreh Sulejman, duke shtuar se gati të gjitha fshatrave i është kthyer popullsia e mëparshme.

Ndërkohë, Halaf el-Doush, i cili transporton udhëtarë nga Idlibi në Afrin tha se ushtarët turq vetëm kontrollojnë automjetet.

“I përshëndes popullin dhe qeverinë turke dhe njësitë e ULS-së”, tha el-Doush.

Po ashtu, Abdurazzake Ebu Abdurrahman, tha se hyjnë dhe dalin pa probleme përderisa i tregojnë të gjitha dokumentet e nevojshme.

“Inspektimet në pikat e kontrollit janë për ta lehtësuar dhe për ta bërë më të organizuar hyrjen dhe daljen e civilëve”, tha ai.

Muhamed el-Muhamed, shofer tjetër, gjithashtu theksoi se tranporton udhëtarë pa u ballafaquar me probleme.

– Turqia ua ktheu banorëve ujin që u ndërpre nga terroristët

Shumë ujësjellës në Afrin kanë qenë të dëmtuara dhe uji që shkonte në rrjete ishte ndërprerë për shkak të hendeqeve dhe tunelëve të hapur nga organizata terroriste YPG/PKK.

Thuajse pas një muaji, banorëve të Afrinit u kthye uji javën e kaluar, pas punimeve të Drejtorisë Turke për Menaxhimin e Ujërave dhe Bashkisë së Hatayit në Turqi.

“Popullata ynë gjeti komoditet dhe paqe me ardhjen e turqve dhe ULS-së. Mos i besoni gjërave që thuhen. Shkatërrimin që e bëri PKK nuk e ka bërë askush”, thonë banorët e Afrinit, duke ndarë gëzimin me AA.

– Banorët e Afrinit bëhen me vetëqeverisje lokale

Përfaqësuesit civilë kurdë, arabë dhe turkmenë dje themeluan një këshill të përkohshëm lokal në Afrin të Sirisë për të ofruar shërbime lokale.

Njëmbëdhjetë nga këshilli prej 20 anëtarësh u zgjodhën nga kurdët, tetë nga arabët dhe një nga turkmenët.

Zuheyr Haydar, një përfaqësues kurd, u zgjodh kryetar i këshillit.

Vetëm qytetarët e Afrinit mund të bëhen anëtarë të këshillit të formuar.

Duke folur për AA, Haydar dje falënderoi Turqinë për mbështetjen e saj.

“E falënderojmë Turqinë që na e dha këtë mundësi. Ne do t’i shërbejmë popullit të Afrinit. Ashtu si rajoni i operacionit Mburoja e Eufratit, edhe rajoni i operacionit Dega e Ullirit të jetë një shembull”, tha ai.

Haydar u bëri thirrje të gjithë banorëve të Afrinit të kthehen në shtëpitë e tyre.

Ndryshe, Turqia nisi operacionin “Dega e Ullirit” më 20 janar për të pastruar grupet terroriste YPG/PKK dhe DEASH nga Afrini në veriperëndim të Sirisë.

Më 18 mars, trupat e mbështetura nga Turqia çliruan qendrën e qytetit të Afrinit, zonës urbane të rajonit me po të njëjtin emër, e cila ishte një strehë e madhe për YPG/PKK-në që nga viti 2012.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit