Studentët e Juridikut kthehen në gjimnaz

Mos i humb

Programi mësimor për studentët e Juridikut nuk ka nisur ende. Dekani i Fakultetit të Drejtësisë, Artan Hoxha ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me një grup studentësh dhe u ka premtuar atyre se ditën e mërkurë është e sigurtë që do të nisë procesi mësimor.

“Ajo që u kam thënë edhe studentëve është që ne presim nga Ministria mundësitë e vendeve për të bërë mësim duke filluar nga nesër”, tha Artan Hoxha.

Ndonëse janë ndarë nga bankat e gjimnazit, situata në Fakultetin e Drejtësisë pritet t’i kthejë sërish aty studentët. Megjithatë, zvarritja e zgjidhjes së ngërçit në këtë Fakultet i ka bërë ata mosbesues.

Nga ana tjetër, rektori Mynyr Koni u ka dhënë të drejtë qoftë studentëve të ngujuar, qoftë atyre që duan të ndjekin procesin mësimor, pa arritur në rrugëdalje.

“Rektori na priti në zyrë, ku folëm për problematikat në Fakultetin e Drejtësisë. Në mbledhje na tha se keni të drejtën për të protestuar”, tha një student i ngujuar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit