Studentët ndërkombëtarë zgjedhin Turqinë për t’u shkolluar

Mos i humb

Të paktën 16 mijë të rinj nga 160 shtete të cilët kanë shfrytëzuar “Bursat e Turqisë”, e cila është e hapur për studentët ndërkombëtarë në mbarë botën, vijojnë studimet e tyre në 105 universitete në 55 qytete të Turqisë.

Sipas informacioneve të marra nga Drejtoria për Turqit jashtë Shtetit dhe Komunitetet Farefisnore (YTB), numri i studentëve ndërkombëtarë në Turqi i cili në fillim të programit “Bursat e Turqisë” në vitin 2012 ishte rreth 25 mijë, sot është rritur për pesëfish dhe ka arritur në më shumë se 125 mijë.

Në saje të këtij projekti, të cilin Turqia e nisi në vitin 1992 me “Projektin e Madh të Studentëve” dhe i cili që nga viti 2012 vazhdon si projekti i “Bursave të Turqisë” nën koordinimin e YTB-së, studentët pasi t’i kryejnë studimet kthehen në shtetet e tyre dhe i shërbejnë popullit të tyre si dhe krijojnë ura miqësie mes shtetit të tyre dhe Turqisë.

Pesë mijë nga 122 mijë studentë nga 172 shtete, të cilët gjatë vitit akademik 2016-2017 kanë aplikuar për t’i vazhduar studimet e tyre në Turqi, kanë fituar të drejtën që t’i vazhdojnë këto studime në Turqi.

Aktualisht 16 mijë studentë të huaj nga 160 shtete, vijojnë studimet akademike me bursë në 105 universitete të 55 qyteteve të Turqisë. Me numrin e studentëve të cilët vazhdojnë studimet akademike me kushtet e veta përveç atyre me bursë, është më shumë se 100 mijë. Me bursat e YTB-së, në vitin 2016, 1.425 sirianë kanë fituar mundësinë e studimeve universitare në Turqi.

Në kuadër të këtij programi, i cili ka një rol të rëndësishëm që sistemi i arsimit të lartë të Turqisë të përfitojë kualitet ndërkombëtar, çdo vit jepen bursa për rreth 5.000 studentë.

Zgjedhen me intervista, mësojnë gjuhën turke

Në bursat e Turqisë nga e cila mund të përfitojnë vetëm shtetasit e shteteve të huaja mund të aplikohet nëpërmjet internetit çdo vit në periudha të caktuara.

Studentët të cilët i vendosin në sistem dokumentet e nevojshme dhe të cilët e kalojnë fazën e parë të vlerësimit, ftohen në intervista në rreth 100 pika në botë.

Kandidatët të cilët arrijnë sukses në intervistat e realizuara nga akademikët dhe stafi i ekspertëve të YTB-së, përfitojnë të drejtën e marrjes së bursave. Kandidadët të cilët vijnë në Turqi, me kursin e gjuhës të cilën e marrin në vitin e parë mësojnë gjuhën turke, e më pas vendosen nëpër universitete në bazë të atyre që kanë zgjedhur.

Në Bursat e Turqisë, të cilat jepen për studentët universitarë, të masterit, doktoraturës dhe të hulumtimeve shkencore, përfshihen nevojat e banimit dhe të ushqimit, si paratë e xhepit.

Gjatë kohës kur studentët qëndrojnë në Turqi, atyre u paguhet edhe sigurimi shëndetësor.

YTB po ashtu merr biletën e parë për të shkuar në Turqi si dhe biletën kthyese pas diplomimit për studentët.

Të diplomuarit nga Turqia

Në anën tjetër kontakti mes studentëve të cilët kanë përfunduar studimet e tyre universitare, të masterit, doktoraturës dhe janë kthyer në shtetet e tyre, bëhet me programin e “takimeve të të diplomuarve”.

“Të Diplomuarit nga Turqia” ka rreth 150 mijë anëtarë nga 160 shtete, të cilët si ambasadorë shpirtëror formojnë ura mes Turqisë dhe shteteve të tyre.

Të diplomuarit nga Turqia, shumica e të cilëve kanë marrë pozita të rëndësishme në shtetet e tyre si zyrtarë, biznesmenë, gazetarë, akademikë e politikanë, luajnë një rol të madh në përforcimin e miqësisë dhe të bashkëpunimit mes shtetit të tyre dhe të Turqisë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit