Studentet nga Turqia vizitë në Shqipëri për projektet e TIKA-s

Mos i humb

Në Shqipëri ka mbërritur grupi i studenteve nga Turqia, ku në kuadër të “Programit të Shkëmbimit të Përvojave 2018” të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), që do të marrin pjesë në disa aktivitete në qytete të ndryshme të vendit.

Studentet së bashku me përfaqësuesit e TIKA-s kanë vizituar Xhaminë e Et’hem Beut në Tiranë, e cila prej disa muajsh po restaurohet nga TIKA.

Gamze Atak, koordinatorja e grupit prej 13 studentesh që do të qëndrojnë disa ditë në Shqipëri, tha për AA se studentet janë nga universitete të ndryshme të Turqisë dhe në Shqipëri do të vizitojnë objektet e trashëgimisë kulturore që po restaurohen nga TIKA.

“Sot filluam me punimet tek xhamia Et’hem Beu, pastaj do të jemi në Berat te Xhamia Mbret, Xhamia e Beqarëve dhe Teqeja Halveti. Janë rreth 500 studentë që do të vizitojnë 30 vende të ndryshme të botës në kuadër të këtij programi. Përfitimet janë nga shkëmbimi i këtyre përvojave dhe njohja e aktiviteteve të TIKA-s në vendet që vizitojmë. Kryesisht do realizojmë punime që janë detaje në punët restauruese, si mbushje të mureve, vizatime dhe pastrimi”, u shpreh Atak.

Ndërsa Merve Şahin, studente nga Universiteti “Necmettin Erbakan” në Konya, tha se janë përfshirë për herë të parë në programin e TIKA-s. “Falënderojmë TIKA-n që mundësoi këtë program. Jam shumë e kënaqur që kam ardhur këtu dhe kur shikoj këto objekte që kanë mbetur që nga koha e të parëve tanë. Vërtetë jam e impresionuar. Si fillim sot do merremi me punimet te Xhamia e Et’hem Beut”, theksoi Şahin.

“Programi i Shkëmbimit të Përvojave 2018” realizohet nga TIKA në bashkëpunim me AA, TRT dhe Turkish Airlines (THY).

Kujtojmë se TIKA para disa muajsh ka nisur punimet për restaurimin e Xhamisë së Et’hem Beut në Tiranë, Xhamisë së Pazarit në Gjirokastër, Xhamisë Mbret, Xhamisë së Beqarëve dhe Teqesë Halveti në Berat. /Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit