Me moton “Arsim pa Politikë”, një grup studentesh kanë filluar protestën para Qeverisë së Kosovës, raporton Kosova Post.
Protesta studentore është organizuar nga Organizata studentore “Paqja studentore e Universitetit të Prishtinës”, derisa arsyeja e kësaj proteste është përjashtimi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga EQAR.
Ky përjashtim, njëherësh ka ngjallur frikën edhe të mos njohjes së diplomave të Kosovës në vendet e Evropës, raporton Kosova Post.
Ndryshe javën e kaluar ka ndodhur një ngjarje tronditëse për studentet e Kosoves. EQAR përjashtoi Kosovën dhe se ky përjashtim ka ndodhur për shkak të qeverisjes politike.
“Diploma jonë rrezikohet të mos njihet nga universitetet evropiane. Mos na privoni nga të drejtat tona për arsim. Unë dua të studioi në Gjermani shoku im në Francë. Mos na mohoni. Shqetësimi është politizimi në gjitha sferat e arsimit, tha njeri nga studentet protestues duke kërkuar në emër të studentëve që politika ti largoj duart nga arsimi, raporton Kosova Post./M.D


