Studimi shpresëdhënës: ‘AstraZeneca’ ul me 94% shtrimet në spital! Nga 1 milion të vaksinuar, 8 mijë prej tyre…

Mos i humb

Disa javë më parë, shkaktuan indinjatën e gjithë komunitetit shkencor britanik fjalët e Presidentit francez Emmanuel Macron, i cili ndoshta pa menduar deklaroi se vaksina e “AstraZeneca” në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit ishte “pothuajse joefektive”.

Por, një studim i autoriteteve shëndetësore skoceze, i mbështetur në më shumë se 1 milion vaksinime të kryera nga dhjetori deri më 14 shkurt, duket se jo vetëm përgënjeshtron batutën e Presidentit francez, por e përmbys edhe të dhënat e njohura që e krahasojnë me vaksinat e tjera.

Sipas studimit, “AstraZeneca” ka reduktuar me 94% shtrimet në spital te të vaksinuarit pas dozës së parë, një statistikë kjo përtej pritshmërive të vetë krijuesve të vaksinës dhe që tejkalon edhe të dhënat e vaksinës më të përdorur deri më tani, atë të “Pfizer”.

Më në detaj, nga më shumë se 1 milion të vaksinuar, vetëm 8 mijë janë dërguar në spital. Statistikat ulen disi kur flitet për pacientët mbi 80 vjeç, por mbetet gjithsesi te 80% i rasteve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit