Stuhia Harold godet Teksasin

Mos i humb

Stuhia Harold ka goditur Teksasin. Era e fortë dhe reshjet e dendura të shiut kanë pezulluar shumë shërbime në këtë shtet.

Më shumë se 23,000 njerëz mbetën pa energji elektrike në qytetin Lone Star.  Sinoptikanët kanë paralajmëruar për përmbytje të mundshme dhe dëme të vogla gjatë orëve në vijim.

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, ka bërë me dije se autoritetet janë në gatishmëri të lartë në rast se kushtet atmosferike përkeqësohen.

Teksa Teksasi po përballet me stuhinë Harold, sinoptikanët kanë paralajmëruar për një stuhi tjetër tropikale atë Franklin që pritet në ditët në vijim.

Stuhia Harold vjen pas stuhisë Hilari që shkaktoi përmbytje në Kaliforni dhe Nevada gjatë fundjavës së kaluar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit