Sudan, familja e al-Bashir përgënjeshtron dërgimin e tij në burg

Mos i humb

Raportimet se presidenti i përmbysur i Sudanit Omar al-Bashir është dërguar në burgun Kobar janë të pavërteta, tha një anëtar i familjes së al-Bashirit.

Duke folur për AA në kushte anonimiteti, burimi nga familja e al-Bashirit tha se “ish-presidenti është ende në rezidencën e tij personale, dhe çdo lajm që pohon të kundërtën është i pasaktë”.

Këshilli Ushtarak Kalimtar i Sudanit, i cili mori përsipër pushtetin pas rrëzimit të al-Bashirit dhe është duke mbikëqyrur fazën dyvjeçare të tranzicionit, ende nuk ka dhënë deklaratë mbi vendndodhjen e tij.

Të mërkurën, mediat lokale njoftuan se al-Bashir, i cili u rrëzua nga ushtria sudaneze javën e shkuar, është dërguar në burg së bashku me udhëheqësit e Partisë së tij të Kongresit Kombëtar.

Të njëjtën ditë, këshilli njoftoi se dy prej vëllezërve të al-Bashirit janë arrestuar me akuza për korrupsion.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit