Sudan, vdes ministri i Mbrojtjes nga sulmi në zemër

Mos i humb

Ministri i Mbrojtjes së Sudanit, Gamal Omar ka ndërruar sot jetë në Xhuba, kryeqytetin e Sudanit të Jugut, njoftuan autoritet sudaneze.

Këshilli Sovran i Sudanit përmes një deklarate bëri të ditur se 59-vjeçari Omar, ndodhej në Xhuba për bisedime rreth marrëveshjes së sigurisë me grupet rebele sudaneze.

Në një deklaratë tjetër, ushtria sudaneze tha se vdekja e ministrit Omar ishte shkaktuar nga një sulm në zemër.

Funerali zyrtar për ministrin është planifikuar të mbahet në Kartum pasi trupi i tij të kthehet në kryeqytet.

Omer ishte anëtar i Këshillit Kalimtar Ushtarak (TMC) që mori pushtetin pas rrëzimit të ish-presidentit Omar al-Bashir nga ushtria vitin e kaluar.

Ai gjithashtu ishte në krye të shërbimit të inteligjencës ushtarake nga marsi i vitit 2017 deri në përmbysjen e Al-Bashirit në prill të vitit të kaluar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit