Suedi, në dyert e xhamisë vizatohet svastika

Mos i humb

Një xhami në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm, ka qenë cak i sulmit racist.

Në njoftimin e drejtuesve të xhamisë thuhet se në hyrje të faltores është vizatuar edhe një svastikë.

“Xhemati është tejet i shqetësuar për shkak të sulmeve të tilla. Për fat të keq, ndonëse disa herë ka qenë objektiv i sulmeve raciste, qeveria nuk ka ndërmarrë kurrfarë masa kundër islamofobisë dhe fjalorit të urrejtjes”, thuhet në njoftimin në të cilin dënohet sulmi.

Televizioni shtetëror suedez SVT njoftoi se xhamia në fjalë në vitin 2017 ka qenë 22 herë cak i sulmeve raciste ndërsa 23 herë nga fillimi i këtij viti./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit