Drejtuesja e Departamentit të Arsimit të grupimit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Lili Sula u shpreh sot në nëj deklaratë për mediet se, “protesta dhe bojkoti i studentëve të Mjekësisë, është një akt i drejtësisë sociale të munguar dhe padrejtësive të qeverisë Rama.
Ajo theksoi se, Partia Demokratike e mbështet pa rezerva këtë qëndrim civil dhe kurajoz.
“Si pedagoge, si nënë, si shqiptare, si veprimtare e opozitës, i ftoj të gjithë, që nga prindërit e këtyre studentëve me të drejta të mohuara dhe qytetarët e çfarëdo fashe, t’i bashkohen kësaj proteste. Studentëve, pedagogëve të universiteteve dhe gjimnazistëve, u bëjmë thirrje të solidarizohen me studentët e Mjekësisë, dhe të mbështesin kauzën e tyre të drejtë kundër arbitraritetit të pashembullt të qeverisë”, tha Sula.
Sipas saj, “nuk duhet lejuar qeveria dhe askush të tjetërsojë të drejtën e individit për të lëvizur, për të zgjedhur, për t’u arsimuar, për të qenë qytetar i Shqipërisë dhe botës së lirë”.


