Sulm me bombë ndaj ambasadës amerikane në Podgoricë

Mos i humb

Një sulmues i paidentifikuar mbrëmë vonë ka hedhur një bombë në rrethin e Ambasadës së SHBA-ve në Podgoricë, pas së cilës sulmuesi kreu vetëvrasje me një pajisje shpërthyese.

Siç njofton qeveria malazeze, gjysmë ore pas mesnate një person ka kryer vetëvrasje me një mjet shpërthyes. Pak para vetëvrasjes, personi nga udhëkryqi në afërsi të Qendrës Sportive në rrethin e Ambasadës së SHBA-ve hodhi një bomb.

Sipas informatave nga Drejtoria e Policisë së Malit të Zi, me shumë gjasa bëhet fjalë për bomb dore.

Hetimi i rastit dhe identifikimi i sulmuesit është në vazhdim.

Ndërtesa e ambasadës nuk është dëmtuar dhe nuk ka të lënduar nê rrethin e ambasadës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit