Sulm me thikë në një tren në Gjermani, disa të plagosur

Mos i humb

Një sulm me thikë është kryer në trenin e shpejtë (ICE) që udhëtonte mes rajoneve Regensburg dhe Nürnberg në Gjermani, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga policia e Oberpfalz thuhet se shumë persona janë plagosur pasi një agresor ka sulmuar me thikë udhëtarët në trenin e shpejtë ICE.

Në deklaratë theksohet se agresori është kapur dhe është arrestuar.

Hekurudha gjermane (Deutsche Bahn) njoftoi se për shkak të sulmit, linjat janë mbyllur për trafikun dhe se udhëtimet e trenit ICE janë ndërprerë.

Mediat gjermane pas sulmit njoftuan se janë plagosur 3 persona por të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Nuk është bërë asnjë deklaratë lidhur me arsyen e sulmit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit