Sulm raketor mbi zonën diplomatike në Kabul

Mos i humb

Disa raketa sot goditën zonën e sigurisë së lartë të kryeqytetit afgan, Kabul, në kohën kur presidenti i vendit Mohammad Ashraf Ghani, po lexonte mesazhin e Kurban Bajramit në kompleksin presidencial.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Najib Danish, tha për AA se disa raketa ranë në lagjen Wazir Akbar Khan, duke lënë të plagosur tre policë. Danish shtoi se forcat e sigurisë kanë qëlluar për vdekje tre sulmues, dhe se dy të tjerë mbahen të rrethuar në një godinë të boshatisur.

Aktualisht, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Pasi talebanët nuk iu përgjigjën ofertës qeveritare për armëpushim, Kabuli zyrtar udhëzoi forcat e sigurisë të përgjigjen me zjarr të plotë ndaj çdo sulmi eventual nga grupet e armatosura.

Në fjalimin e tij, Ghani tha se sulmet e këtilla nuk do të frikësojnë afganët të cilët dëshirojnë paqe në vend.

Ditë më parë, ai u ofroi talebanëve një armëpushim tremujor, ofertë kjo që nuk u shqyrtua fare nga ata./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit