Sulm vetëvrasës ndaj një qendre për letërnjoftime në Afganistan

Mos i humb

Objektiv i një sulmi vetëvrasës sot në Afganistan ka qenë Departamenti për dhënien e letërnjoftimeve në Xhalalabad.

Zëdhënësi i Zyrës së guvernatorit të provincës Nangarhar, Attaullah Khogyani konfirmoi se pas sulmit ndodhi përleshje e armatosur mes policisë dhe sulmuesve të armatosur.

Ndërsa zëdhënësi i policisë, Mubarez Attal për AA tha se policia edhe më tej kërkon sulmuesit.

Radioja lokale “Azadi” lajmëron se në sulmin vetëvrasës së paku 10 persona u plagosën, përfshirë edhe disa gra dhe fëmijë.

Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Xhalalabad është qendra administrative e provincës Nangarhar, që është bastion i aktiviteteve shumë vjeçare të lëvizjes talebane, ndërsa vitet e fundit edhe të grupeve të lidhur me organizatën terroriste DEASH.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit