Sulme me bomba në Afganistan, 13 civilë humbin jetën

Mos i humb

Të paktën 13 civilë e kanë humbur jetën si pasojë e dy sulmeve të njëpasnjëshme me bombë në rajonin Kandahar në jug të Afganistanit.

Zëdhënësi i prefekturës së Kandaharit, Bahir Ahmadi deklaroi se dy bombat e vendosura në një rrugë në rajonin Spin Buldak të Kandaharit shpërthyen njëra pas tjetrës gjatë kalimit të dy mjeteve që transportonin civilë.

“Në sulm humbën jetën 13 civilë, 3 prej të cilëve janë fëmijë”, theksoi Ahmadi duke shtuar se në sulm u plagosën edhe 3 civilë.

Ndërkohë sulmet nuk janë marrë përsipër nga askush.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit