Sulmi me bombë në Afganistan, 40 të vdekur

Mos i humb

Të paktën 40 persona kanë humbur jetën, ndërsa 140 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me autobombë në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.

Zyrtarët e sigurisë konfirmuan se sulmi ka ndodhur në afërsi të ish-ndërtesës së Ministrisë së Brendshme dhe Spitalit.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në sulm kanë humbur jetën të paktën 40 persona, ndërsa janë plagosur 140 të tjerë.

Ndihmës zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Nasrat Rahimi, tha se sulmuesi që të arrijë në rajon bombat i ka vendosur në ambulancë.

Nga sulmi janë dëmtuar edhe ndërtesat përreth. Në këtë rajon ku bëhen kontrolle të nivelit të lartë të sigurisë gjenden edhe përfaqësitë diplomatike të shumë vendeve. Pas sulmit janë mbyllur të gjitha rrugët që dalin në këtë rajon.

Ndërkohë theksohet se disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë, ka shqetësime se numri i viktimave mund të rritet.

Përgjegjësinë mbi sulmin e mori organizata terroriste e talebanëve./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit