Sulmi në Capitol Hill, Trump hedh në gjyq komisionin hetues

Mos i humb

Ish presidenti amerikan Donald Trump ka ndërmarrë një hap ligjor kundër komisionit të kongresit i cili po heton mbi sulmin në Capitol Hill të 6 janarit të kaluar. Ai synon të ruajë fshehtësinë e dokumenteve që kanë të bëjnë me presidencën e tij dhe që ruhen nga arkivat kombëtarë.

Në këtë çështje ish presidenti pretendon të ketë privilegjin ekzekutiv të rezervimit – në privilegj që pasardhësi i tij ia ka mohuar. Ai akuzon Biden se po heton në mënyrë jo kushtetuese atë vetë dhe administratën e tij.

Në muajin gusht paneli i kongresit i kishte kërkuar arkivave Kombëtarë që të dorëzonin një listë të plotë të dokumenteve që lidhen si me periudhën kur Trump ishte në Shtëpinë e Bardhë si dhe për atë të sulmit të Capitol Hill.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit