Sulmi te xhamia, Nikolli: Myslimanët më përndiqnin prej kohësh ndaj i qëllova me thikë

Mos i humb

Rudolf Nikolli, i cili 3 ditë më parë sulmoi besimtarët myslimanë në xhaminë “Dene Hoxha” në Tiranë ka dalë sot në gjyq për tu njohur me masën e sigurisë. Prokuroria ka kerkuar ndaj tij masen “arrest me burg”.

Ai ka thënë se e kanë përndjekur prej një viti por shprehet i penduar për veprimin që ka bërë. Ai thotë se kurohej nga problemet me shëndetin mendor por prej 3 javësh nuk i ka marrë ilacet.

Nikolli ka thënë se prej shume kohesh disa myslimane e ndiqnin deri ne shtepi dhe prandaj i ka qelluar.

Ne deshmine e tij Nikolli ka thene se, ka hyre ne xhami dhe ka pare 10 persona brenda ndërsa ka qëlluar disa prej tyre.

Ka dyshime se i arrestuari ka shkuat ne xhami ne kohen kur po kryheshin faljet dhe ka sulmuar besimateret.

Ndërkaq avokati i tij ka kërkuar një masë më të lehtë se sa ajo e arrestit me burg pasi ai kurohet me ilace. Po ashtu ka kërkuar që klienti i tij të marrë një trajtim më të specializuar ne spital në lidhje me problemet e tij.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit