Sulmin në zemër mund ta parandaloni me këto ushqime!

Mos i humb

Ka shumë faktorë që mund të rrisin rrezikun e atakut në zemër, duke përfshirë mungesën e lëvizjes, stresi, dhe dieta e gabuar.

Megjithatë, disa ndryshime të thjeshta në dietën tuaj mund t’ju ndihmojnë për të mbrojtur veten nga rreziku i sëmundjeve të zemrës.

Konsumoni salmon: Salmoni është konsideruar si një nga ushqimet më të dobishme për shëndetin e zemrës tuaj. Ai përmban shumë acide yndyrore të shëndetshme dhe ka aftësinë për të reduktuar dhe parandaluar kolesterolin e lartë, inflamacionin dhe për të mbajtur në kontroll nivelet e triglicerideve.

Tuna dhe skumbri janë disa peshq të tjerë të shëndetshëm, të cilët duhet t’i përfshini në dietën tuaj. Sigurohuni që gjithmonë të blini peshk organik.

Lëng portokalli: Lëngu i portokallit ka shumë antioksidantë të cilat mund të mbajnë enët e gjakut të shëndetshme. Për më tepër, ai mund t’ju ndihmojë për të ulur presionin e lartë të gjakut./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit