“Ta hapim një kapitull të paqes dhe të mbyllim atë të luftës”

Mos i humb

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka prezantuar sot ekipin përgatitor për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin drejt konkretizimit të kësaj iniciative.

Madje Presidenti duke folur për themelimin e Komisionit theksoi se hapi i parë konkret dhe i rëndësishëm është drejt kësaj inciative për të ardhmen tonë.

Sipas Thaçit kjo inciativë ka zgjuar reagime të shumta të cilat kanë qenë të pritura por nuk kanë pritur se do të ketë përkrahje të tillë.

“Kemi kuptuar që hapat e ndërmarrë janë qenësore për një komision të tillë. Kemi vendosur të lëvizim me maturi. Që nga prezantimi i idesë kemi studiuar raste të ngjashme nga i tërë globi. Është e qartë se kjo është një iniciativë komplekse me shumë pikëpyetje.Puna këtu nuk ka përfunduar. Në fakt vetëm sa ka filluar”, tha presidenti.

Sipas presidentit Thaçi përkrahja do të jetë e nevojshme edhe në vitet e ardhshme ndërsa theksoi se kanë pasur dilema dhe frikë nëse do ta merr përkrahjen nga opinioni.

Ndryshe, Thaçi përmendi edhe pasojat e luftës, ku tha se në Kosovë nuk sheh gjurmë të asaj lufte por ka plagë ende në zemrat e viktimave.

“Ajo që synojmë është që të ndërtojmë një narrativ të unifikuar për të kaluarën tone. Kam formuar komisionin ta mbyllim kapitullin e luftës dhe ta hapim atë të paqes për gjeneratat të cilat vijnë.Të mos lejojmë të përsëriten më dhimbjet e luftës.”, tha presidenti Thaçi./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit