Deputetja e Partisë Demokratike përmes një video në rrjete sociale ka shfaqur shqetësimin për rezultatet e PISA të arsimit në Shqipëri.
Sipas saj, ka ardhur koha të ndryshojmë situatën përmes implementimit të reformave të vërteta strukturore dhe rritjes së përqindjes së PBB për arsimin.
“Arsimi fatkeqësisht sot ndodhet në udhëkryq dhe ka një pikëpyetje të madhe për të ardhmen e tij. Rezultat e Pisës që u publikuan vetëm pak javë më parë tregojnë që Shqipëria ka renditjen më të keqe historike: 77 nga 68 ku nxënësit shqiptarë fatkeqësisht janë më keq në lexim,janë më keq në shkrim, janë më keq në matematikë”, shprehet Tabaku.
“E gjithë tendenca botërore për të përdorur teknologjinë e informacionit, botën digjitale dhe për ta përfshirë në arsim ka dështuar dhe Shqipëria nuk po përfiton prej kësaj. Kjo është një çështje buxheti sepse arsimi sot ka buxhetin më të ulët 2.3% krahasuar me fushat e tjera. Por është dhe çështje vizioni dhe reformash strukturore për mënyrën se si duhet orientuar arsimi: për teknologjinë, për metodat e mësimdhënies, për faktin se çfarë nxënësish do nxjerrim nesër në tregun e punës. Kjo që po ndikon sot në arsim, do ndikojë nesër në ekonomi dhe fatkeqësisht po ndikon dhe në largimin masiv të trurit nga Shqipëria.”, përfundon Tabaku


