Tabaku: Rritja 20% e çmimit të vajit të ullirit për eksport

Mos i humb

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku vlerësoi sot rritjen 20% të çmimit të vajit të ullirit për eksport.

Por, Tabaku u shpreh se, zhvlerësimi i euros kufizon përfitimet.

Sipas saj zgjidhja është lufta ndaj ekonomisë informale dhe mbështetje ndaj bujqësisë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Tabaku theksoi se, “rritja 20% e çmimit të vajit të ullirit për eksport është hap pozitiv për prodhuesit dhe bujkun”.

Por, shtoi ajo, “zhvlerësimi i Euro-s dhe mungesa e mbështetjes për bujqësinë kufizon përfitimet”.

“Zgjidhja? Luftë ekonomisë informale dhe mbështetje Bujqësisë”, shkroi Tabaku.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit