Tahiri: ‘”Drejtësia 2020″ do të përafroj Kosovën me standardet europiane

Mos i humb

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka marrë pjesë në Konferencën rreth përputhshmërisë së Kosovës me standardet Europiane dhe ndërkombëtare të Luftës kundër Korrupsionit (LK) dhe Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Luftimit të Financimit të Terrorizmit (PPP/LFT), organizuar nga Projekti i përbashkët të BE/Këshillit të Europës kundër Krimit Ekonomik (PECK II).

Ai ka theksuar se lufta kundër korrupsionit, pastrimit së parasë dhe financimit të terrorizmit nënkupton punë të vazhdueshme në ndërmarrjen e një varg masash dhe koordinim institucional mes shumë akterëve të përfshirë në sundimin e së drejtës dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut.

“Të gjitha analizat,  përfshirë të gjeturat e Raportit të Progresit dhe ato të Këshillit të Europës, vlerësojnë se Kosova ka ndërmarrë hapa të vlefshëm në vendosjen e kornizës ligjore dhe mekanizmave institucional në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare në luftën kundër korrupsionit, pastrimit të parasë dhe financimit të terrorizmit” ka deklaruar Tahiri.

Për të fuqizuar luftimin e korrupsionit, Ministri i Drejtësisë ka përmendur ndryshimet e bëra legjislative, Kodin Penal, ligjin për kompetencat e zgjeruara në konfiskimin e pasurisë së fituar me aktivitet kriminal si dhe ai për mbrojtjen e sinjalizuesve, por gjithashtu edhe iniciativat e ndërmarra Rishikimin Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit si dhe agjendën e përbashkët “Drejtësia 2020”.

“Rritja e transparencës, llogaridhënies dhe lufta kundër korrupsionit kërkon përkushtim në analizë, rishikim dhe plotësim të zbrazëtirave ligjore, efikasitet të shtuar të mekanizmave institucional dhe ndërveprim të ngushtë në mënyrë që të arrihen rezultate konkrete. Derisa Rishikimi Funksional është proces strategjik që merr kohë, ne kemi vendosur prioritetet në kuadër të agjendës “Drejtësia 2020” edhe ndërmarrjen e masave praktike në sigurimin e përputhshmërisë së Kosovës me standardet Europiane në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar” ka shtuar Tahiri./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit