Tahiri: Me kodin e ri penal parashihen dënime të rënda për keqpërdoruesit e parasë publike

Mos i humb

 

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, sot në një konferencë për medie,ka prezantuar Kodin e ri Penal, ky kod  është produkt në harmoni të plotë me standaret e Bashkimit Europian i cili shënon një anavcim në reformën e sistemit të drejtësis për Republikën e Kosovës. Sipas tij, ky kod i ri do t’iu mundësojë gjyqtarëve të jenë të pamëshirshëm në ushtrimin e punës së tyre.

“Kompletimi i ketij kodi që do ta kemi shumë shpejt i paraqet dy hapa të rëndesishëm për zhvillimin e procesit te drejtesisë të cilët mundësojne punë më efikase, deshifrim të qartë të standardeve të drejtësisë , e cila siguron dhe forcon perspektivën Europinane të Republikes së Kosoves  dhe kjo i jep gjyqtarëve më shumë kohë për të përfunduar rastet që kanë të bëjen me krim të organizuar dhe korrupsion ”.

Ndryshe ndryshimi hartimi i kodit të ri penal ka qenë një imperativ i kohës me theks duke u bazuar në tri qështjet themelore siç janë tri parime që e kanë diktuar punën në hartimin e këtij ndryshimi 1.Percaktim i qarte për sundim të ligjit dhe fuqizimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar 2.Fleksibilitet më i madh në punë dhe organe të pavaruara për zbatim të ligjit 3.Mbrojtja promovimi dhe avancimi të nocionit të të drejtave të njeriut.

Këto ndryshe sipas tahirit do të ofrojn një kod penal të ri të bazuar ekskluzivisht në parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës , barazis para ligjit si dhe drejtësis kuptimplote.

Ministri Tahiri ndër të tjera bëri të ditur se janë rishqyrtuar mbi 100 nene të reja të Kodit Penal, ku në bazë të së cilave do të avancohet nje draft ligj i ri. Ndërsa sa i përket të drejtave të njeriut janë hartuar nene të reja për gruan dhe fëmijët, gjithashtu janë rritur dënimet për veprat penale dhe të personave zyrtarëve për keqpërdori të  pozitës së punës zyrtare deri në 10 vite nga aktë gjykimi denues. Këto  nene mbulojn nje sër aktivitete siç janë keqperdorimi i pozites mashtrimi në detyre dhe të gjitha dukuritë negative që kan të bëjnë me Republiken e Kosovës etj.

“Ne kuadër të përmbushjes së agjendës së reformave Evropiane ku është rekomanduar hartimi i politikes së suspendimit të zyrtarëve publik në rast të aktakuzes për korrupsion , ne kemi hartuar një koncept dokument , rekomandim i të cilit i kemi përfshirë në këtë kod penal, rrjedhimisht janë propozuar amandamende të reja që  i ndalojn personit zyratar ushtrimin e funksionit në administratë publike apo në shërbim publik deri në 10 vjet nga akt gjykimi dënues. Kjo dispozitë parasheh që kur një zyrat publik të dënohet për vepër penale të korrupsionit atij ti ndalohet ushtimi dhe funksioni në punë zyrtare”.

Tahiri ka bërë të ditur që ky kod penal neser do të jetë në mbledhje të Qeverisë që të procedohet në Kuvend. /Kosova Post/ E.SH

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit