
Tahiri ka bërë të ditur se për më shumë se 15 muaj ka mbajtur konsultime të ngushta me komunitetin e biznesit, partnerët zhvillimor dhe mekanizmat ndër institucional, dhe tashmë janë duke u ndërmarrë hapat konkret në materializimin e këtij projekti.
Ministri ka vlerësuar se procedurat e stërzgjatura, mungesa e gjyqtarëve të specializuar dhe mungesa e një adrese të vetme për zgjidhjen e kontesteve ka ulur besimin e bizneseve dhe investitorëve të huaj në drejtësi dhe se këto probleme duhet të marrin një përgjigje adekuate.
Projekti i Gjykatës Komerciale është duke u zhvilluar mbi bazën e të gjeturave dhe rekomandimeve të procesit të Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, reformë gjithëpërfshirëse e udhëhequr nga Ministria e Drejtësisë, lajmi.net
Akterët e përfshirë në Rishikimin Funksional—gjyqësori, shoqëria civile, odat ekonomike dhe bizneset— përkrahin themelimin e një gjykate komerciale që përfshinë në një ombrellë kompetencat e Departamentit Ekonomik si dhe të Divizionit Fiskal të Departamentit për Çështje Administrative të Gjykatës Themelore të Prishtinës.


