Tajvan, 17 të vdekur në një aksident hekurudhor

Mos i humb

Të paktën 17 persona e kanë humbur jetën në një aksident hekurudhor që ndodhi sot në verilindje të Tajvanit.

Treni me 310 pasagjerë doli nga binarët në provincën Yilan.

Duke u thirrur në deklaratat e zyrtarëve, agjencia japoneze e lajmeve Kyodo raporton se treni i aksidentuar qarkullonte në linjën Taipei-Taitung.

Në vendin e fatkeqësisë kanë mbërritur një numër ekipesh policore, të emergjencës dhe zjarrfikës.

Sipas informacioneve të para në aksident jetën e kanë humbur 17 persona dhe janë lënduar 30 të tjerë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit