Takim i fortë mes Thaçit dhe Vuçiçit, do mbahet në kryeqytetin e dashurisë!

Mos i humb

Më 11 nëntor, në Paris do takohen presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksander Vuçiç. Ky takim do bëhet i mundur vetëm nëse gjithçka shkon sipas planit.

Thaçi besohet se do ketë takim edhe me presidentin e Francës, Emanuel Macron.

Në Paris, sipas burimeve që citon RTV21, do diskutohet për dialogun mes dy vendeve, si dhe idetë e reja të të dy presidenteve, korrigjimi i kujve dhe njohja e eventuale e Serbisë ndaj Kosovës.

Takimi i fundit i Thaçit dhe Vuçiçit i parashikuar të mbahej në Bruksel pati dështuar. Të dy u takuan vetëm me palën ndërmjetësuese në dialog, Bashkimin Europian.

Nga atje Vuçiç shkoi në Kosovë pastaj, ku ngjalli shumë reagime dhe mbajti fjalime nxitëse./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit