Takimi i parë për normalizimin e marrëdhënieve Turqi-SHBA më 8 mars

Mos i humb

Takimi i parë i komitetit teknik, në të cilin do të bisedohet për zgjidhjen e problemeve në marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-ve, do të mbahet më 8 dhe 9 mars në Washington.

Sipas informacioneve të zyrtarëve të paemëruar turq, në takimin e parë të komitetit teknik të të dyja vendeve do të bisedohet për çështjen e Sirisë.

Qëllimi i takimit është tentimi i gjetjes së zgjidhjes për problemet në marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-ve.

Pritet që delegacionet të bisedojnë edhe për kërkesën e Turqisë që rajoni sirian Manbixh të pastrohet nga organizata terroriste PYD/PKK.

Rikujtojmë se shefi i diplomacisë së Turqisë Mevlut Cavushoglu më parë theksoi se Manbixhi është prioritet kur është fjala për normalizimin e marrëdhënieve me SHBA-të.

Rikujtojmë se me rastin e takimit të Sekretarit amerikan të Shtetit Rex Tillerson në Ankara më 15 dhe 16 shkurt u formuan tre komitete me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve bilaterale.

Planifikohet që komiteti në fjalë të bisedojë për tre çështje kyçe, Sirinë, Irakun dhe organizatën terroriste FETO.

Ende nuk dihet se kur do të mbahen takimet e dy komiteteve tjera./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit