Takimi i Ramës me kryebashkiakët, reagon Basha: Mund të bësh koka turku bedelët e tu, por shqiptarët e dinë se peshku qelbet nga koka

Mos i humb

Kreu i PD-së Lulzim Basha i ka kujtuar kryeministrit Edi Rama se peshku qelbet nga koka.

Basha ka reaguar pas takimit të Ramës me krerët e bashkive, ku iu kërkoi të mos përzihen me prokurimet publike dhe të regjistrojnë tokën bujqësore duke i paralajmëruar disa herë se nuk do të kenë mbrojtje nga qeveria, PS apo ai vetë.

Basha shkruan se Rama mund të bëjë koka turku bedelët e tij, por se shqiptarët e dinë mirë se peshku qelbet nga koka.

“Mund të lash duart me një kryebashkiak të korruptuar apo të bësh koka turku bedelët e tu në atë sallë, por shqiptarët e dinë mirë se PESHKU QELBET NGA KOKA!”, shkruan Basha, teksa publikon tabelën ku Shqipëria renditet e dyta për nivelin e ryshfetit.

Basha Fb
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit