Takimi Ivanov-Juncker: Eurointegrimet në fokus të bisedimeve

Mos i humb

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, sot u takua me Presidentin e Komisionit Europian (KE), Jean Claude Juncker.

Siç thuhet në një njoftim nga Kabineti i Presidenti të Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, në takim është diskutuar për situatën aktuale politike në Republikën e Maqedonisë, procesin e integrimit euroatlantik si dhe sfidat kryesore me të cilat ballafaqohet rajoni dhe Bashkimi Europian.

Presidenti Ivanov shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Presidentit të KE-së Juncker mbi perspektivën evropiane të Republikës së Maqedonisë, që është qëllimi më i lartë strategjik i politikës së jashtme, si dhe angazhimi i tij për të forcuar angazhimin evropian në Ballkan si një investim në një Evropë stabile, të fortë dhe të bashkuar.

“Ne e mirëpresim gatishmërinë e Komisionit Europian për të ripërtërirë rekomandimin në bazë të kritereve të përmbushura nga ana jonë”, tha Presidenti Ivanov, duke shtuar se zhbllokimi i proceseve të integrimit nëpërmjet një vlerësimi pozitiv të progresit të Maqedonisë do të ndikojë pozitivisht në proceset e reformës dhe në të gjithë shoqërinë dhe situatës politike në Republikën e Maqedonisë.

Presidenti Ivanov theksoi domosdoshmërinë e një qasjeje të drejtë dhe objektive për Republikën e Maqedonisë, lidhur me fillimin e negociatave për anëtarësim të plotë në BE.

Ndër të tjera, thuhet se Presidenti Ivanov vlerësoi pozitivisht Strategjinë për Ballkanin Perëndimor, të promovuar nga Juncker dhe theksoi se dokumenti, i cili është një mesazh i qartë që shpreh pritjet e kandidatëve për anëtarësim në BE, edhe njëherë konfirmon të ardhmen evropiane të rajonit.

Lidhur me marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, Ivanov riafirmoi përpjekjet e Maqedonisë për të avancuar marrëdhëniet me të gjithë fqinjët e saj dhe për një bashkëpunim më të madh rajonal për të arritur një rajon të qëndrueshëm, të sigurt dhe të begattë.

Më parë, Presidenti i KE-së Juncker, i cili u shoqërua nga komisioneri i BE-së Johannes Hahn, u takua me kryeministrin e Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, me të cilin mbajtën një konferencë të përbashkët për media. Sot, pas vizitës së tij në Maqedoni, Juncker udhëton për në Shqipëri, ku do të zhvillojë takime me krerët e shtetit./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit