
Deputetja e Alternatives në Kuvendin e Kosovës, Mimoza Kusari Lila, përmes një statusi në Facebook, ka përgënjeshtruar lajmin se dje ka takuar presidentin Hashim Thaçi për t’iu bashkuar delegacionit të Kosovës për bisedime.
Për më tepër, kryesuesja, deputetja e Alternativës, znj, Kusari Lila ka shkruar se lufta speciale e pushtetit në rënie nuk do të ketë sukses.
Postimi i plotë i Kusari-Lila:
I përkujtojmë opinionit publik që Alternativa në asnjë rrethanë nuk e përkrahë z. Thaçi të udhëheqë bisedimet me Serbinë, dhe aventurën e tij të rrezikshme për zhbërjen e Kosovës nëpërmjet ‘korrigjimit të kufijve’. Alternativa, së bashku me partitë e tjera opozitare, do t’i bashkërendis hapat e përbashkët për ruajtjen e Kosovës në kufijtë aktual.
/Kosova Post/


