Takohen zyrtarët e SHBA-ve dhe të Koresë së Veriut

Mos i humb

 

 

Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo dhe diplomati i nivelit të lartë i Koresë së Veriut, Kim Yong-çol, u takuan në qytetin New York të SHBA-ve.

Sipas lajmit të agjencisë Yonhap, Pompeo dhe Kim, u takuan në një darkë në Manhattan. Pritet që Pompeo dhe Kim të realizojnë një takim edhe gjatë ditës së sotme.

Shtëpia e Bardhë kishte njoftuar se po i vazhdon “në mënyrë aktive” përgatitjet për samitin e mundshëm i cili planifikohet të mbahet në Singapor mes presidentit të SHBA-ve, Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Trump më 24 maj i kishte shkruar liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, një letër dhe kishte njoftuar se nuk do të marrë pjesë në samitin e planifikuar për më 12 qershor mes të dy liderëve në Singapor për shkak të “zemërimit dhe armiqësisë së hapur” në deklaratat e fundit të liderit verikorean.

Më pas zv/ministri i Punëve të Jashtme i Koresë së Veriut, Kim Kye-gwan, tha se përkundër anulimit të samitit, ata janë ende të hapur për bisedime.

Trump të njëjtën ditë tha se ende është i hapur për një samit ku do të takohet me liderin e Koresë së Veriut Kim Jong-un. Presidenti amerikan ka theksuar se ky takim mund të mbahet më 12 qershor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit