Taksa po e “torturon” Vuçiçin, mesazh BE-së: Shtojeni presionin ndaj Prishtinës për ta hequr taksën

Mos i humb

Presidenti  i Serbisë  Aleksandar Vuçiç është takuar sot me Shefin e Delegacionit të Bashkimit Europian, Ambasadorin Samom Fabrici, me të cilin kanë diskutuar për perspektivën evropiane të Serbisë, problemet në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, zbatimin e reformave politike dhe ekonomike si dhe mundësitë globale ndërkombëtare.

Derisa ka folur për dialogun me Prishtinën, Vuçiç ka shfaqur shpresën se Bashkimi Europian do ti bëjë presion  Prishtinës që ta heqë taksën për mallrat serbe, sepse siç tha ai masat e njëanshme janë kërcënim për stabilitetin dhe paqen në rajon.

“Duhet të arrihet një marrëveshje e qëndrueshme. Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë bisedimet me Prishtinën,  kur taksat të shfuqizohen”, ka thënë tha Vuçiç.

Ai shtoi se Beogradi është gati të gjejë një zgjidhje me kompromis, duke theksuar se nuk ka alternativë tjetër për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.

Vuçiç falënderoi për mbështetjen e ofruar nga BE për Serbinë, duke vënë në dukje se Bashkimi është partneri më i rëndësishëm i tregtisë së jashtme me të cilin Serbia ka rreth 67 për qind të shkëmbimit të mallrave.

Nga ana tjetër, siç shkruan Danas, Ambasadori  Delegacionit të Bashkimit Europian, Samom Fabrici, ka premtuar Vuçiçit mbështetjen e BE-së në proceset integruese sikur edhe në dialogun me Prishtinën.

„Delegacioni i Bashkimi Europian do të vazhdojë mbështetjen në proceset e integrimit evropian. Gjithashtu Bashkimi Europian do të angazhohet për shtyrje përpara të procesit të dialogut në arritjen e një marrëveshje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, është shprehur Fabrici.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit