Taksimi i rrugës së Kombit: të shtunën protestë tek “trau i kufirit” Kukës-Shqipëri

Mos i humb

Kuksianët do të nisin të shtunën protestat paqësore kundër tarifimit të rrugës së Kombit nga ana e kompanisë koncensionare që ka marrë përsipër mirëmbajtjen e aksit të rëndësishëm për veriun e vendit dhe Kosovën.

Këshilltarët e Këshillit Bashkiak të Kukësit, pasi kanë kundërshtuar njëzëri taksën e Rrugës së Kombit, i kanë bërë apel qeverisë që të anulohet kjo tarifë.

Kryetari i Këshillit Bashkiak të Kukësit, Gjelbrim Shehu u shpreh se anëtarët e të gjitha forcave politike do të zhvillojnë protesta paqësore deri në heqjen e taksës për kuksianët dhe manifestimi i parë do të mbahet të shtunën e 31 marsit tek trau në Rrugën e Kombit.

“Në mbledhjen jashtë rradhe të Këshillit Bashkiak Kukës u ra dakord unanimisht që të organizohet një protestë paqësore ditën e shtunë në orën 11:00 tek trau i vendosur në Rrugën e Kombit për shkak të vendosjes së taksës në funksion”, tha Shehu.

Sipas tij, këshilltarët bashkiakë e konsiderojnë çështjen si shumë të ndjeshme

Dhe ne duke e trajtuar si një çështje shumë të ndjeshme për rajonin tonë e ndjejmë si obligim, si përfaqësues të komunitetit të Kukësit, që të mbildhemi të gjitha forcat politike pa dallim dhe të organizojmë një protestë shumë paqësore duke vënë në dijeni qeverinë për një taksë të padrejtë si edhe ti kërkojmë që të gjendet një zgjidhje për rajonin tonë.”

Edhe Këshilli Bashkiak i Hasit dhe i Tropojës kanë vendosur që të kërkojnë nga qeveria dhe Kuvendi anulimin e kësaj takse si edhe do të zhvillojnë protesta paqësore. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit