Taksistët dhe punonjësit e transportit publik në Fier kërkojnë të vaksinohen

Mos i humb

Vaksinimi në qytetin e Fierit vijon normalisht në çadrat e vendosura në sheshin e qytetit. Aktualisht po kryhet vaksinimi për të gjitha kategoritë me risk të lartë.

Ndërsa ditën e sotme taksistët dhe punonjës të transportit publik, janë shprehur të indinjuar për faktin se nuk po vaksinohen ende, kur në fakt vaksinimi i tyre duhet të bëhej menjëherë pas punonjësve të policisë.

Sipas tyre, fakti që nuk janë vaksinuar ende, nuk u jep siguri qytetarëve që të udhëtojnë me ta dhe kjo u krijon probleme ekonomike të cilat kanë qenë më të mëdha gjatë pandemisë së Covid-19.

Përveçse mund t’u japë siguri, vaksinimi i taksistëve dhe punonjësve të transportit publik do të ishte një mundësi për rimëkëmbje ekonomike për ta.

Në Fier punonjësit e shërbimit taksi qëndrojnë pranë prefekturës dhe janë më shumë se 15 drejtues të këtij shërbimi të licensuar.

Ndërsa përsa i përket shërbimit të transportit publik deri më tani janë vaksinuar vetëm personat mbi 60 vjeç ndërsa kolegët e tyre akoma jo.

Në tërësi, procesi i vaksinimit në Fier vijon të jetë normal, për grupet që po marrin dozën e vaksinës së dytë për Covid-19.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit