Administrata Trump ka zgjatur afatin e negociatave për tarifat e aluminit dhe hekurit me Kanadanë, BE-në dhe Meksikën, edhe me 30 ditë të tjera. Po ashtu, ajo ka arritur në parim një marrëveshje me Argjentinën, Brazilin dhe Australinë.
Kina, nuk u përfshi në mesin e të përjashtuarve dhe më pas u hakmor me vendosjen e taksave për disa importe amerikane. Reagimi vijoi zinxhir me Trump që u përgjigj me kërcënimin e të tjerave tarifa amerikane, kundër kinës, duke ndezur tensionet tregtare mes dy gjigantëve.
“Koreja e Veriut është përjashtuar pa afat në këmbim të një reduktimi prej 30 për qindësh në eksportet e saj të hekurit në SHBA. Në të gjitha këto negociata, administrata është e fokusuar në kuotat që do të kufizojnë importet, parandalojnë transportet nga larg dhe të mbrojnë sigurinë kombëtare”, thuhej në një deklaratë të shtëpisë së bardhë. Deklarata tha se detajet e marrëveshjeve me Argjentinën, Brazilin dhe Australinë do të finalizohen së shpejti.
Kanadaja dhe Meksika më herët ishin përjashtuar deri më 1 maj, ndërsa vijonin bisedimet mbi nafta-n, marrëveshjen për tregtinë e lirë në Amerikën e veriut, ashtu siç ishin përjashtuar edhe Argjentina, Australia, Brazili dhe BE.
E pas një ofensive një javore nga presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, administrata Trump ka vendosur të tolerojë sërish. Kjo shtyrje, i jep më shumë kohë administratës të bindë partnerët tregtarë që të konsiderojnë kuotat në vend të tarifave, një lëshim ky që Koreja e Jugut e ka pranuar.
Top Channel