Task forca: Pandemia në Zvicër, në rënie të vazhdueshme, nga fillimi i janarit

Mos i humb

Sipas task forcës federale shkencore, situata epidemiologjike në Zvicër është në rënie që nga fillimi i vitit dhe vazhdon të jetë në një rënie të lehtë nga mesi i janarit.

Po kështu, vdekshmëria e shkaktuar nga korona po zvogëlohet, por është ende evidente në Zvicrën lindore dhe qendrore, në Cyrih dhe në Ticino, raporton sda.ch.

Kështu shkruan grupi punues (Task Forca Shkencore) Covid-19 në vlerësimin e situatës, të botuar të martën. Numri i rasteve të konfirmuara gjatë 14 ditëve të fundit është 296 për 100,000 banorë. Një javë më parë ky numër ishte 374.

Shkalla e pozitivitetit është ulur krahasuar me javën e kaluar nga 11 për qind në 10.4 për qind sipas gejndjes së 31 janarit.

Sipas task forcës, në 14 ditët e fundit kishte në mes të 283 dhe 341 pacientë Covid-19 të shtruar në njësitë e kujdesit intensiv .

Task forca bazon analizën e saj ku konstaton kursin në rënie, në vëzhgimin e rasteve të konfirmuara pozitive, atyre të shtrimeve në spital dhe vdekjeve në 14 ditët e fundit.

Rastet e konfirmuara janë ulur me 22 përqind në javë, shtrimet në spital me 34 për qind dhe vdekjet me 19 për qind. Këto vlera pasqyrojnë situatën e infeksioneve të disa javëve më parë, shkruan task forca.

Gjatë dy javëve të fundit ka pasur midis 27 dhe 57 vdekje çdo ditë  Që nga mesi i tetorit, statistikat për Zvicrën kanë treguar një vdekshmëri të konsiderueshme të rritur midis njerëzve të moshës 65 vjeç e lart. Kjo gjendje është ende e pranishme në Zvicrën lindore dhe qendrore, në Cyrih dhe në Ticino, por në përgjithësi po zvogëlohet, shkruan task forca.

Rastet e infeksioneve me variantet britanike dhe afrikane të Jugut të virusit janë rritur vazhdimisht në Zvicër që nga zbulimi i parë.

Task forca vlerëson se varianti britanik përbënte rreth dhjetë për qind të rasteve në Zvicër që nga 18 janari.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit