Të akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, Fredi dhe Pajtim Rrushi kërkojnë lirinë në Apel

Mos i humb

Fredi Rrushi kërkon lirinë në gjykatën e Apelit. Ai akuzohet për vrasjen e biznesmenit Rruzhdi Hoxha.

Mësohet se Rrushi pretendon se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen dhe për këtë arsye kërkon që të lërë qelinë.

Në akimim, ai thotë se me 43-vjeçarin ka qenë shok dhe s’ka pasur asnjë arsye që ta kryente krimin.

Lirim në Apel kërkon edhe vëllai i tij, Pajtim Rrushi i cili po ashtu mohon që të ketë lidhje me këtë ngjarje. Ndërkohë, Gjykata e Apelit ende nuk ka caktuar një datë se kur do të mbahet seanca.

Kujtojmë se mjeti tip “Pasat” me të cilën lëvizte biznesmeni Ruzhdi Hoxha dhe autori i dyshuar, shoku i tij Fredi Rrushi, ishte marrë nga ky i fundit në përdorim për dy vite.

Makinën ai e kishte marrë me kontratë noteriale tek një miku i tij. Pikërisht në këtë mjet, hetuesit dyshojnë se është vrarë edhe biznesmeni 43 vjeçar dhe për të humbur gjurmët makina është zhdukur.

Grupi hetimor është i bindur se aty ka prova të rëndësishme për hetimin.

Por si ra policia në gjurmët e mjetit, që çoi më pas në zbulimin e lëvizjes së tij drejt zonës së Dajtit, ku biznsemeni u gjet i hedhur në greminë i pajetë?

Rrushi i tha policisë se bëhej fjalë për një mjet Passat, por nuk i mbante mend targën. Rezultoi se ai kishte shkuar në komisarit me një shokun e tij.

Ky i fundit ka deklaruar se mjetin “Pasat”  ia kishte çuar Pajtim Rrushit, vëllait të Fredi Rrushit.

Dyshohet se Pajtimi e ka fshehur makinën.

Para hetuesve Pajtimi ka dëshmuar se nuk e mbante mend ku e kishte lënë për shkak se ishte i dehur.

Makina u identifikua nga kamerat e sigurisë, në lokalin në autostradë ku Fredi Rrushi dhe Ruzhdi Hoxha kishin pirë kafe, para se të shkonin drejt Dajtit.

Disa ditë para se të gjendej trupi i pajetë i biznesmenit, policia shkoi në këtë zonë për të kontrolluar, pasi hetuesit kishin marrë informacione se Fredi Rrushi zotëronte një ambient që mbante bletët. Por aty gjetën parcelë me drogë dhe dy punonjësit, të cilët përdornin mjetin e Pajtim Rrushit.

Fredi Rrushi si autori kryesor i dyshuar i vrasjes, ndërsa vëllai i tij Pajtimi si bashkëpunëtor në krim dhe person që ka fshehur makinën.

Si pistë kryesore, grupi hetimor ka atë të konflikteve për çështje borxhi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit