Të ardhurat nga turizmi në Turqi në tremujorin e parë janë 4,1 miliardë dollarë

Mos i humb

Instituti turk i statistikave TurkStat ka bërë të ditur se të ardhurat e turizmit në Turqi arritën 4,1 miliardë dollarë në periudhën janar-mars.

Të ardhurat e tremujorit të parë ranë për 11,4 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar shkaku i kufizimeve të udhëtimit në të gjithë botën për shkak të përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19).

“Ndërsa 80,6 për qind e këtyre të ardhurave vijnë nga vizitorë të huaj, 19,4 për qind janë grumbulluar nga shtetas që banojnë jashtë vendit”, njoftoi TurkStat.

Numri i vizitorëve që largohen nga vendi gjithashtu ra për 15 për qind në 5,6 milionë gjatë periudhës së njëjtë. Prej tyre, 82,2 për qind janë të huaj dhe 17,8 për qind përfaqësojnë qytetarë turq që banojnë jashtë vendit.

Të dhënat e TurkStat zbuluan gjithashtu se shpenzimet mesatare për kokë banori ishin 727 dollarë nga janari deri në mars.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit