Të dhënat e INSTAT për vdekjet, PD: Të dhënat nxjerrin zbuluar propagandën me pandeminë

Mos i humb

Pas publikimit të të dhënave të INSTAT ku tregohej se që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë rregjistruan dhjetë mijë vdekje më shumë, ka reaguar deputetja e PD, Albana Vokshi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Vokshi shkruan se “dështimin e Edi Ramës me pandeminë e paguan qytetarët e thjeshtë, të cilët mbetën të pambrojtur ndërkohë që përgjigjja e vetme që qeveria kishte, ishte si përherë propaganda.

Postimi i plotë:

“Shqipëria me numrin më të lartë të vdekjeve në Europë që nga fillimi i pandemisë. 10 mijë vdekje më shumë. Dështimin e Edi Ramës me pandeminë e paguan qytetarët e thjeshtë, të cilët mbetën të pambrojtur ndërkohë që përgjigjja e vetme që qeveria kishte, ishte si përherë propaganda.

Teksa qytetarët vuanin dhe ekonomia lëngonte, Rama nuk hoqi asnjëherë dorë nga mashtrimet dhe gënjeshtrat, nuk hoqi dorë as nga shpenzimet e majme për klientët e tij, nuk hoqi dorë nga koncesionet korruptive dhe nga tenderat sekretë në kohë fatkeqësie.

Prandaj, Shqipëria u rendit: – e fundit në Europë për numrin e testimeve, – e fundit në Europë për numrin e mjekëve për banorë, – e fundit në Europë për ndihmën ekonomike dhe – e para në Europë për numrin e jetëve të humbura në raport me popullsinë.

Rama refuzoi planin e PD me 5 pika, sepse ai kishte planin e tij për të plaçkitur taksat e shqiptarëve edhe në kohë pandemie.

Atë që sot zbulon INSTAT-i, qytetarët e kanë jetuar dhe vuajtur në lëkurën e tyre. Këto janë pasojat e pashmangshme të sundimit të një pakice që ka braktisur shqiptarët dhe punon vetëm për veten dhe klientët e saj.”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit