Të hënën studentët protestojnë kundër politizimit të arsimit në Kosovë

Mos i humb

Paqja Studentore e Universitetit të Prishtinës (PS-UP), për datën 5 mars ka thirrë protestë studentore si reagim ndaj politizimit të arsmit në Kosovë, raporton Kosova Post.

Nxitja për një protestë të tillë ka ardhur pas zhvillimeve të fundit, apo më saktësisht përjashtimin e Kosovës nga EQAR (Komiteti i Regjistrit për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë).

Njoftimi i plotë i Oraganizatës Paqja Studentore:

Protestë kundër politizimit të arsimit në Kosovë

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) është përjashtuar të martën nga EQAR (Komiteti i Regjistrit për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë) për shkak të ndërhyrjeve politike në arsim. Pasojat e këtij përjashtimi janë goditje e madhe e madhe për studentët e arsimit të lartë në Kosovë. Diploma e tyre nuk do të njihet në shtetet e Bashkimit Evropian dhe ata do ta humbin të drejtën e studimit nëpër këto shtete. Shumë prej studentëve nga Universiteti i Prishtinës dhe universitete tjera i vazhdojnë studimet në universitetet prestigjoze të Evropës, e që kjo mundësi tani është në pikëpyetje.

Veprimet politike dhe korruptive të qeverive në zgjedhjen e bordeve nëpër institucione ka bërë që gjendja e arsimit në Kosovë të jetë e mjerueshme. Për këtë arsye “PAQJA STUDENTORE e Universitetit të Prishtinës” ka organizuar të hënën protestë për të thirrur në depolitizimin e arsimit në Kosovë.

Protesta mbahet ditën e hënë (5 mars 2018) nga ora 11:00, para Qeverisë së Kosovës.

Ju bëjmë thirrje të gjithë studentëve të Universitetit e Prishtinës të na bashkangjiten në protestën tonë paqësore, për t’i mbrojtur interesat tona themelore.

Me respekt,

Paqja Studentore e Universitetit të Prishtinës (PS-UP)

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit