Të martën takimi i kryenegociatorëve në Bruksel, Stano tregon objektivin e dialogut

Mos i humb

Kryenegociatori i Kosovës Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë Petar Petkoviq do të takohen të martën në Bruksel.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, i cili ka përmendur normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë si urgjencën më të madhe.

Stano po ashtu tha se detyra që iu dha Bashkimi Evropian si lehtësues është për të punuar për t’i ndihmuar të dyja palët për të arritur normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Ndërkaq, javën e kaluar në Bruksel kanë dështuar përpjekjet e Bashkimit Evropian për një takim trepalësh me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq. Shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell fajin e ka hedhur te kryeministri Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar nga kryeqendra evropiane që të plotësohen tri kushtet e vëna nga ai ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që të zhvillohet takim trilateral.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit