TË MBROJTURIT E SYNETIT NGA ATA QË E FYEJNË

Mos i humb

Falënderimi i takon vetëm se Allahut i Cili na mundësoi që ta shijojmë ëmbëlsinë e imanit. Atë e falënderoj dhe lavdëroj dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkoj. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin birin e Abdullahut dhe robin e Allahut.

O ju musliman, nga esenca e besimtarëve dhe dijetarëve të hadithit dhe synetit, mbrojtësve të fesë dhe bartësit e saj, të cilët e morën rrugën e njerëzve të mirë dhe i pasuan gjurmët e të parëve tanë është, të madhëruarit e Kuranit dhe synetit. Kurani është pajisja e tyre, syneti argumenti i tyre, kurse i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, shëmbëlltyra e tyre.

Ata ua mësojnë njerëzve teuhidin dhe akiden, e ndihmojnë sheriatin, i luftojnë risitë e përhapura, i urrejnë fraksionet, nuk përkrahin njeri apo parti apo fjalë, të cilët miqësohen dhe armiqësohen, me ata që nuk veprojnë sipas Kuranit dhe synetit. Ata nuk kanë të pasuar përveç se të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të. E njohin jetën e tij, i madhërojnë thëniet e tij, atyre u besojnë thellësisht dhe u binden tërësisht, atyre u nënshtrohen dhe nga ta asnjëherë ato thënie nuk refuzohen.

Imam Shafiu, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Bie poshtë çdo gjë që e kundërshton urdhrin e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe nuk i barazohet atij as një mendim e analogji dhe Allahu e ndërpreu justifikimin nëpërmjet thënies së tij, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të”.

Omer ibën Abdulazizi, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, thoshte: “Nuk barazohet asnjë mendim me traditën që e ligjësoi i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të”.

Synetin nuk e refuzon vetëm se i hallakaturi, dhe nuk e kundërshton vetëm se i sëmuri, dhe nuk e fyen vetëm se fatkeqi. Ai që nuk i pranon hadithet e vërteta, ku për to nuk ka divergjencë në mesin e dijetarëve për sa i përket vërtetësisë së tyre, vetëm se e ka kundërshtuar ehli synetin dhe të parët e umetit, dhe është fundosur në errësirat e të devijuarve dhe të humburve.

Imam Ahmedi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Kush e refuzon hadithin e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut, është afër shkatërrimit”.

Ebu Tahir, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Çdo njëri që e refuzon hadithin e vërtet nga i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe nuk e pranon si të tillë, vetëm se ka devijuar dhe është humbur, ngase ai, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, nuk flet nga hamendja”.

Imam el Barbaharij, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Kur e  sheh se një njeri fyen në synet apo e refuzon atë, apo i len hadithet e vërteta dhe donë të merr të tjera, atëherë akuzoje në fenë e tij dhe mos dysho se ai është shpikës në fe dhe pasues i epsheve”.

Ibën Vezir, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Përgënjeshtrimi i hadithit të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, me vetëdije të plotë dhe duke e ditur vërtetësinë e tij, është kufër i qartë”.

O ju musliman, atij që i prishet besimi dhe morali e refuzon synetin, kurse e përgënjeshtron atë kur nuk përputhet me mendjen e tij të sëmurë dhe me mendimin e tij të qortuar.

Muadh ibën Muadh përcjell se e ka dëgjuar Amru ibën Ubejd, i cili është një nga mu’etezelitë e mëdhenj, se e ka cekur një hadith të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, për sa i përket  kaderit (përcaktimit të  Allahut), dhe ka thënë: Po ta dëgjoja Eameshin se e thotë këtë hadith do ta përgënjeshtroja, dhe po ta dëgjoja të Dërguarin e Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, do ta refuzoja, dhe po ta dëgjoja se Allahu e thotë këtë, do i thosha: nuk e ke marrë besën nga ne për këtë.

Allahu na ruajt, Allahu na ruajt, çfarë fjalë të fëlliqura!!

O ju musliman, nuk ka shpërblim tjetër për atë që fyen dhe shpifën mbi fjalën e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të,  përveç se dënimit të tij dhe të penguarit e tij nga ato fjalë, me qëllim të mbrojtjes së sheriatit dhe synetit dhe mbrojtjes së vlerës dhe pozitës së Muhamedit, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.

Ebu Muavije, Allahu e mëshiroftë, i foli Harun Reshidit, Allahu e mëshiroftë, për hadithin:  “Iu argumentua Musai Ademit, alejhi selam”.  Atëherë një njeri tha: Ku e ka takuar Musai, alejhi selam, Ademin, alejhi selam?! Harun Reshidi u zemërua tepër dhe tha: për ty vetëm se shkëmb dhe shpatë (qëllimi i tij ishte shkëmb a trung për t’ia prerë kokën me shpatë), ti je hipokrit, e fyen hadithin. Ebu Muavije nisi ta qetësonte dhe vijoi kështu për një kohë të gjatë, duke i thënë: O prijës i besimtarëve, ishte një gjest i pakontrolluar nga ana e tij. Kjo gjë vazhdoi, derisa Harun Reshidi u qetësua dhe njeriu u pendua nga fjalët e tij.

O ju musliman, kundërshtarëve të synetit kur u ballafaqohet e kota e tyre me hadithet e vërteta, atëherë fillojnë të kundërshtojnë dhe të debatojnë dhe të përdorin komentin e tyre sipas mendjes së tyre.

Nuk ka armiqësi më të madhe për synetin dhe për atë që e pasojnë, se sa nga ata që gënjeshtrën e kanë marrë për fe (qëllimi është për shijat), dhe të cilët i nxjerrin nga feja njerëzit më të mirë pas Pejgamberëve, shokët e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe i nxjerrin nga feja ata që i donë dhe janë të kënaqur me ta, dhe e bëjnë hallall gjakun e muslimanëve dhe pasurinë dhe nderin e tyre, sipas transmetimeve dhe përrallave që i kanë shpikur dhe trilluar nga vetvetja, duke pretenduar se ato janë nga krijesa më e mirë në tokë, Muhamedin, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.

Ata e pretenduan bartjen e flamurit të luftës kundër armikut, a në fakt ata janë mbrojtësit e tyre dhe krahu i tyre. Kush sulmon armikun me britma dhe klithme, kurse muslimanët me aeroplanë dhe me artileri të rëndë dhe me armë zjarri, nuk mundet ta lufton armikun dhe as të mbrohet nga sulmet, madje ai është ndihmësi i armikut kundër islamit dhe muslimanëve.

S’ka mundësi të shpëtojnë mashtruesit e fëlliqur që ta ndryshojnë historinë e ruajtur, apo ta paraqesin fytyrën e fëlliqur të tyre me pamje tjetër më të mirë, kur besimi i tyre e lejon vrasjen e fëmijëve dhe grave dhe pleqve, dhe e lejon shkatërrimin e shtëpive dhe xhamive dhe qyteteve të tyre.

Allahut i takon çështja para dhe pas saj: Sikur të donte Allahu, ata nuk do të vriteshin me njëri-tjetrin, por Allahu bën si të dojë Vetë”. Bekare 253., dhe “Sikur të donte Allahu, do t’i shkatërronte ata, por Ai dëshiron t’ju sprovojë juve me njëri-tjetrin. Ai nuk ua humb veprat atyre që vdesin në rrugën e Allahut. Ai do t’i udhëzojë ata, do t’ua përmirësojë gjendjen dhe do t’i shpjerë në Xhenet, të cilin ua ka bërë të njohur më parë”.  Muhamed 4-6.

Dëshmor i lumtur është ai që vdes duke e ndihmuar dhe përkrahur teuhidin, kurse fatkeq dhe i mallkuar është ai që vdes duke e mbrojtur dhe përkrahur shirkun dhe të kotën: “Vërtet, Allahu e ndihmon këdo që e ndihmon Atë. Allahu është vërtet i Fortë dhe i Plotfuqishëm”. Haxh 40.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit