Të moshuarit në Kosovë vazhdojnë të ballafaqohen me probleme

Mos i humb

Personat e shëndoshë të moshuar janë mbështetje për familjen e tyre dhe shoqërinë, u vlerësua në një tubim në organizim të Institutit Nacional për Shëndet Publik të Kosovës me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Moshuar, që këtë vit mbahet nën moton “Në mbrojtje të të drejtave njerëzore të të moshuarve”.

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Granit Abdullahu, theksoi në takim se Kosova ka popullatën më të re në Ballkan dhe në Evropë, por që ata duhet të mendojnë për të ardhmen e tyre, sepse në vetëm 30 vjet ata do të jenë 60 vjeçarë.

“Investimi në shëndet gjatë gjithë jetës suaj prodhon vlerë shoqërore. Njerëzit e shëndetshëm, të moshuar janë mbështetje për familjet, komunitetin dhe ekonominë e tyre. Nuk është kurrë vonë për të ndryshuar sjelljen e rrezikshme dhe për të promovuar shëndetin. Për shembull, rreziku i vdekjes së parakohshme zvogëlohet për 50 për qind nëse një person pushon së piri duhan nga 60 në 75 vjeç”, tha Abdullahu.

Sabrie Nimani, përfaqësuesja e grave të moshuara, theksoi problemin e fondit pensional që Serbia e ka përvetësuar, prandaj shumica e pensionistëve të Kosovës nuk kanë marrë pension të fituar që nga viti 1999. Ajo tha se pala kosovare asnjëherë nuk e ngriti këtë çështje dhe pyeste veten nëse pritet që më shumë pensionist të vdisnin në mënyrë që të kërkonin kthimin e Fondit.

Hasan Berisha, sekretari i Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, theksoi se problemet e të moshuarve në Kosovë mbeten të mëdha, sepse pensionet janë të vogla dhe nuk i japin të moshuarve një jetë dinjitoze. Berisha tha se në Kosovë në bazë të të dhënave nga muaji i kaluar, pensionet sociale ose të pensionit për mbi 65 vjeç pranojnë 126 mijë persona, ndërsa 44 mijë pensionistë që paguanin kontribute. Sipas tij, kjo do të thotë se në Kosovë, 9.4 për qind e popullsisë merr pensione simbolike.

“126 mijë pensionistë marrin vetëm 75 euro në muaj, e cila kur ndahet në 30 ditë të muajit, del që çdo pensionist që merr këtë pension social shpenzon 2.5 euro në ditë, që është nën pragun e varfërisë sipas Departamentit të Bankës Botërore që merret me luftën kundër varfërisë”, tha Berisha.

Në takimin e sotëm bëhet prezantimi i broshurës “Shëndeti dhe moshimi” si dhe do të bëhet promovimi i vaksinimit sezonal kundër gripit.

Ndërkohë edhe në Shqipëri është shënuar Dita Botërore e Moshuarve, ku ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, vizituan ambientet e reja të Shtëpisë së të Moshuarve në Shkodër./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit